Sa herë që mendojmë për bruksetat, gjëja e parë që na shkon në mendje janë bruksetat e shijshme të kombinuara me perime, salca të ndryshme apo produkte deti. Mirëpo në vend të tyre ju mund të përgatisni antipasta me qepë të karamelizuar dhe djathë dhie. Bëhen për 5 minuta, janë të shijshme dhe shumë të bukura për të ngopur edhe syrin para gojës.
PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA:
djathë dhie (chèvre),1 qepë e kuqe e madhe, 3 lugë sheqer kaf, vaj ulliri, 1 petë sfoliat gati, 1 gotë verë e kuqe (250 ml), 1 vezë, trumzë, kripë, piper e vaj ulliri sipas nevojës.
PËRGATITJA:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.Qepën e grirë në feta të holla e skuqim në tigan me pak vaj, e spërkasim me pak kripë e piper, shtojmë sheqerin dhe verën. E lëmë në zjarr të ulët derisa vera të avullojë dhe qepa të karamelizohet. Me një gotë e presim petën në 6 forma të rrumbullakëta, të cilat i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre, i shpojmë me pirun, vendosim sipër secilës pak qepë dhe një fetë djathë. Vezën e rrahim me pirun dhe lyejmë anësoret e petës me penel. I pjekim për rreth 25 minuta. I shërbejmë me pak trumzë ose sipas dëshirës.