Përbërësit:
1 gotë sheqer 3 gota ujë 1 gotë niseshte ½ gote gjalpë Arra, rrush i thatë Tretim niseshtenë në një gotë ujë.
Në tenxhere shtojmë sheqerin dhe e karamelizojmë me pak ujë derisa të marri ngjyrë, shtojmë ujin që mbeti dhe e përziejmë me kujdes derisa të tretet sheqeri plotësisht, shtojmë gjalpin dhe më pas me shumë kujdes niseshtenë e tretur dhe e përziejmë derisa të trashet masa.
E pjekim për disa minuta me temperaturë të ulët dhe në fund i shtojmë arrat dhe rrushin e thatë.
E hedhim në formë dhe e lëmë të ftohet pak, e kthejmë në pjatë dhe e presim në feta për ta shijuar.