Parfe me pemë të buta

Ushqime

Parfe me pemë të buta

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Përbërësit:

500 gr boronica, dredhëza ose mana, 200 gr sheqer, 2 dcl ajkë e ëmbël.

Dredhëzat bluhen me mikser. Shtohet sheqeri dhe përzihet në pure dredhëzash. Veçan tundet ajka, pastaj bashkohet me masën e dredhëzave duke e përzier mirë, gjersa të bëhet masë e njëllojtë.

Masa e përgatitur derdhet në misuri ose gota ku do të shërbehet dhe futet në frigorifer disa orë.

Parfea shërbehet e ftohur mirë, e zbukuruar me pemë me të cilat është përgatitur. Në të njëjtën mënyrë mund të përgatitet me mjedra, rrush serezi, qershi, kajsi etj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat