Përbërësit:
2 vezë, 125 g miell, 250 ml qumësht, 1 lugë gjalpë i tretur ose vaj, pak kripë.
Për ngjyrat : panxhar i kuq i zier ne avull, spinaq dhe kurkuma.
Në blender vendosim të gjithë përbërësit dhe formojmë brumin e krepave, e ndajmë në tre enë dhe te secila shtojmë ngjyruesit natyral. I pjekim në tiganin e krepave pasi ta lyejmë me pak gjalpë. I mbledhim role dhe i ngulim nga një shkop kuzhine.