ariant i tortës së kripur Mimoza, ndryshe nga ai i ëmbli, ka disa versione për t’u përgatitur. Për shembull, si bazë, mund të shërbejë ose tuli i bukës ose patatja. Ne po e përgatisim me patate…
Përbërësit për një tortë mesatare
4-5 patate mesatare
2-3 karota
Disa feta proshutë (mortadelë apo ç’të dëshironi. Nëse nuk doni shije mishi atëherë këtë shtresë mund ta zëvendësoni me feta salmon)
Majonezë
Misër të zier
3-4 kokrra vezë të ziera
Përgatitja:
Zieni patatet dhe pritini në kubikë ose në feta rrumbullake, jo shumë të trasha. Shtroni pjesën e parë të tortës dhe lyejeni me pak majonezë në mënyrë që patatet të marrin shije. Sipër saj grini karrotat në rende. Rregulloni shijen e tyre me pak kripë e piper.
Në të njëjtën anë të rendes grini vezët e ziera duke plotësuar kështu shtresën e tretë. Në këtë moment shtroni proshutën ose salmonin (varet kë keni zgjedhur). Vendosni një shtresë të hollë majoneze dhe mbylleni me një përzierje patatesh në kubikë dhe kokrra misri.