Përkundër faktit që deri më tani mund të keni dëgjuar gjëra të tmerrshme për këto ushqime dhe ndoshta shpeshherë ju është thënë që t'i shmangni, studimet e fundit tregojnë që këto ushqime, në fakt, janë të shëndetshme.
KOKOSHKAT
Këtu nuk po flitet për kokoshkat e gatshme, të konservuara, mirëpo për kokoshkat e përgatitura në shtëpi. Nëse keni dëshirë të konsumoni diçka ëmbël, mirëpo i druheni sheqerit, shtojani një sasi të vogël të çokollatës gjatë përgatitjes së kokoshkave.
PATATET
Një patate mesatare ju pajis me 50 për qind të nevojave ditore të vitaminës C, 30 për qind të nevojave ditore të vitaminës B5 dhe 25 për qind të nevojave ditore të kaliumit. Për më tepër, patatet janë të pasura me kalcium, magnez, fosfor dhe zink. Përkundër faktit që thuhet se ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak, patatet luajnë rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tuaj.
JOGURTI
Problemi me jogurtin nuk qëndron tek jogurti, mirëpo tek produktet tjera që i shtohen - si puna e sheqernave. Andaj, herën tjetër, blini jogurt të pastër, pa përmbajtje të sheqerit dhe trupi juaj do t'ua dijë për nder
KAFEJA
Konsumimi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe mund ta rris nivelin e stresit, megjithatë, përdorimi i një sasie të kafesë ka rezultuar të jetë shumë i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit të trurit, humbjen e peshës si dhe na mbron nga demenca.
VEZËT
Për shkak të faktit që janë të pasura me proteina dhe yndyrë të shëndetshme, vezët janë ushqim i rëndësishëm, që bën të mbeteni të ngopur për një pjesë të mirë të ditës. Vezët tradicionalisht njihen si ushqim i mëngjesit, andaj është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë që keni mundësi. KRIPA Nuk ka dyshim që kripa është njëri nga produktet më të konsumuara, andaj është shumë e rëndësishme që ta përzgjidhni mirë kripën para se ta blini. Kripa e parafinuar përmban 84 minerale, që, në krahasim me kripën normale që përmban vetëm katër minerale, është shumë më e shëndetshme.
GJALPI I KIKIRIKUT
Përkundër faktit që nuk është përdorur shumë për shkak të yndyrës së tepërt që përmban, gjalpi i kikirikut përmban një sasi të madhe proteinash, kaliumit, vitaminës E, antioksiduesve dhe fibrave esenciale.
VAJI I KOKOSIT
Përkundër faktit që ka gjetur përdorim të gjerë në rutinën e bukurisë, vaji i kokosit është shmangur në masë të madhe për shkak të përmbajtjes së madhe të yndyrës, mirëpo, nga tash e tutje mund ta konsumoni këtë lloj vaji, pasi që është vërtetuar që ka ndikim të madh në sistemin imun dhe humbjen e peshës.