Me praninë e vaksinave Covid-19 dhe pranverën që erdhi Laszlo Rimoczi një krijues ëmbëlsirash, po dërgon një mesazh shprese për Pashkën, duke krijuar lepuj çokollate që mbajnë shiringa vaksinash.
Rimoczi tha se vaksinat, të bëra me çokollatë të imët italiane dhe të spërkatura me pluhur për ngjyrosjen e ushqimit, sinjalizuan se ka një rrugëdalje nga pandemia e koronavirusit.
“Nuk ka fare mbushje të vaksinave, është një qumësht italian dhe një çokollatë e zezë me cilësi të mirë,” tha Rimoczi për Reuters.
Biznesi i tij, i cili prodhon çokollata dhe i shet në një dyqan të vogël në shtëpinë e tij, pësoi humbje nga goditja e pandemisë vitin e kaluar.
“Për ata që mendojnë se unë do të prish humorin e fëmijëve për Pashkë, mund të bëj dhe lepuj pa vaksina si një alternativë,” shtoi Rimoczi.
Rimoczi është regjistruar në programin e vaksinimit të qeverisë dhe po pret që të marrë vaksinën e tij Covid-19, por po pret që mjeku i tij i familjes ta lajmërojë.