PËRBËRËSIT:
• 150 gr mëlçi të bluara, • 50 gr gjalpë, • 1 kokë qepë e kaluar në rende, • 1/2 tubë majdanoz, • 1 lugë e vogël rigon, • 75 gr galetë, • 1 vezë, kripë, piper, moskat, • 1. 5 lit supë mishi ose katrorke. Fërgohet qepa gjersa të zverdhet.
Shtohen rigon, majdanoz, përzihet dhe largohet nga zjarri. Bëhet përzierja e mëlçisë me galetë, vezë, kripë, piper e moskat dhe përzihet me qepë. Me dy lugë të vogla formohen brumçat.
Më parë hidhet vetëm një në supë të valë. Nëse janë shumë të buta, i shtohet një lugë ermik, kurse nëse janë të forta, edhe pak galetë.