PËRBËRËSIT:
• 1 patë madhësie afro 3 kg, • 2-3 qepë, • perime të ndryshme, • sipas dëshirës 6 mollë më të vogla të tharta, • 6 lugë djathë të ri të pakriposur, • kripë, piper dhe mëlmesa sipas shijes. Pata pastrohet, lahet, fshihet, kriposet brenda dhe jashtë, i hidhen piper dhe vegetë.
Në enë ku do të piqet, hidhet ujë sa të mbulohet fundi i enës. Vihet pata me gjoks të kthyer nga poshtë. Pasi mbulohet ena me kapak, futet në furrë të ftohtë, pastaj kyçet furra në 200 gradë C për t’u pjekur 1 orë. Ndërkohë qepët priten në fije të gjata. Mollëve u pritet pjesa nga bishti, pastrohen nga farat dhe mbushen me djathë.
Ena me patë largohet nga furra, me kujdes kthehet pata në anën e kundërt, rreth saj hidhen qepët, perimet e ziera vendosen edhe mollët. Futet pata e zbuluar në furrë për t’u pjekur edhe një orë në temperaturë më të ulët. Kohë pas kohe laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Sa të skuqet mirë, largohet nga furra dhe, nëse ena në të cilën është pjekur është e përshtatshme, servohet në të njëjtën enë.