Kërpudhat pastrohen, lahen, kullohen dhe priten hollë. Qepa grihet imët.
Në tigan tefloni hidhen yndyrë dhe dhjami i prerë në katrorë të vegjël. Sa të shkrihet pak, hidhen qepët e hudhrat që të fërgohen dhe sa të marrin ngjyrë të verdhë, shtohen kërpudhat që të fërgohen edhe ato pak së bashku me qepët.
U hidhen kripë dhe piper. Ndërkohë vezët tunden me miell dhe qumësht. Hidhen kripë, piper, arrë moskati.
Kjo masë hidhet mbi kërpudhat e fërguara të nxehta. Sa të mpikset omëleta, e të mbetet e butë, vihet në pjatë të nxehtë. Shërbehet me sallatë të gjelbër, tranguj dhe domate të prera në rriska. Mbi mundë t’i hidhen kopër dhe qepë të reja të prera imët.