Përbërësit (për 8 feta bukë integrale):
10-12 kokrra boronice,
4-5 manaferra,
2-3 luleshtrydhe,
çerek banane,
1 vezë,
1 filxhan kafeje qumësht I skremuar,
çerek kastravec,
gjysmë spec i kuq,
gjysmë spec i verdhë ose jeshil,
gjizë pa kripë,
sheqer, kanellë,
bukë, djathë
kaçkavall i grirë
Përgatitja
1. Eliminoni koret e forta të bukës.
2. Shtrini me petës copat e bukës deri sa të bëhen petashuqe.
3. Lyeni një pjesë të tyre me gjizë pa kripë dhe në të vendosni, sipas dëshirës, frutat dhe zarzavatet e prera.
4. Bëjini role fetat e bukës dhe kapini me një kunjë dhëmbësh.
5. Rriheni vezën me qumështin dhe lagni roletë e bukës në të.
6. Në një tigan me pak vaj ulliri, skuqni roletë e bukës nga të gjitha anët.
7. Kalojini pastaj në sheqer kaf, të përzierë me pak kanellë. Ndërsa roletë me perime mund t’i kaloni në bukë të thekur të thërrmuar, përzierë me pak djathë kaçkavall të grirë.