Përbërësit për 6-8 persona:
200 g sheqer
200 ml ujë
2 lugë gjelle lëng limoni
750 g fruta pylli te freskëta
Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë ujin, limonin dhe sheqerin në zjarr mesatar. Sa të fillojë të ziejë e ulim temperaturën e lëmë të ziejë deri sa të tretet sheqeri. Më pas e lëmë të ftohet në frigorifer.
Bluajmë luleshtrydhet në blender në formë pureje. Shtojmë shurupin e ftohtë dhe më pas e vëmë në format e akullores.