Pite me djathë

Ushqime

Pite me djathë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 kg petë, 1/2 kg djathë, 1/4 mazë, 6 kokrra vezë, 100 gr gjalpë, 1/2 lit qumësht. Në vezë të tundura shtohen djathi i troshitur, maza dhe 3 dcl qumësht. Veçan shkrihet yndyra. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrihet një petë, e cila lyhet me yndyrë, mbi i hidhet nga masa e përgatitur me djathë.

Mbi petë të shtruara me djathë, vihet peta tjetër, mirë është që çdo petë të ulet në masën e përgatitur me djathë, pastaj të rrafshohet në tepsi dhe të spërkatet me yndyrë.

Kështu veprohet gjersa të harxhohen përbërësit. Në fund vendoset peta e cila me brushë kuzhine lyhet me yndyrë, shpohet pitja në disa vende me pirun dhe mbi i hidhen 2 dcl qumësht, rrafshohet mirë gjersa të depërtojë qumështi në brendi dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat