Përbërësit:
300 g miell, 1 lugë sheqer, 5 g maja birre, 150 ml ujë i vakët, 20 ml vaj ulliri, 1 lugë kripë, 2 patate dhe 1 degë rozmarinë.
Përgatija:
Tretim në ujë majanë dhe sheqerin, e leme te pushojë 10 minuta dhe me pas shtojmë miellin, kripën dhe vajin e ullirit. Punojmë brumin dhe e leme te pushojë 30 minuta.
Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe shtrojmë brumin, presim patatet hollë dhe i marinojmë me vaj kripë, piper dhe rozmarinë. I shtrojmë mbi brumë dhe e vendosim të piqet në furrë të para ngrohur me 250 gradë për 20 minuta.