Me siguri po mendoni përse t'i gatuani, kur mund t'i blini të konservuara? Epo shija, por edhe vlerat ushqyese nuk janë të njëjtat, ndaj merrni laps e letër dhe shënoni diku recetën e mëposhtme.
PËRBËRËSIT: ½ kg sardele, 100 g galetë, 1 lugë e vogël me rigon, 1 lugë e vogël me spec të kuq pikant, 1 degë rozmarinë, Lëkurë limoni, kripë, piper dhe vaj ulliri.
PËRGATITJA: Pastrojmë sardelet dhe i lëmë të kullojnë. Hedhim te galeta : kripën, piperin, specin e kuq djegës, rigonin dhe lëkurën e limonit. Hedhim ½ e masës së galetës te sardelet dhe i përziejmë që të lyhen të gjitha. Tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe hedhim galetë, shtrojmë me kujdes sardelet dhe i hedhim përsëri galetë dhe vaj ulliri. I vendosim sipër një degë rozmarinë.
I pjekim në furrë për 20 min me 180 ° C.