Ju duhen vetëm pak përbërës dhe vetëm 5 minuta pa kohën e pjekjes.
PËRBËRËSIT: petë sfoliatë, 700 g dardha, 100 g çokollatë, 50 g bajame
4 lugë sheqer, pak kardamon pluhur, 4-5 biskota, 1 e verdhë veze për ta lyer lart, sheqer pluhur dhe dardha të thata.
PÊRGATITJA: Prisni çokollatën dhe bajamet e pjekura në copa, i përzieni me dardhat e pastruara dhe të prera imët, sheqerin edhe kardamonin pluhur. Shtroni petën sfoliatë, thërmoni sipër biskotat dhe mbusheni me masën e krijuar.
Mblidhni anët dhe pastaj rrotullojeni me kujdes ku pjesa fundore të jetë poshtë që mos hapet gjatë pjekjes dhe e lyeni me të verdhën e vezës. Në furrë të parangrohur me 180 gradë për 40 minuta. Pasi ftohet e shërbeni me sheqer pluhur dhe feta dardhe.