Pjatë e thjeshtë që i shkon shumë drekës në familje.
Përbërësit:
700 gr presh
2 vezë
2 lugë fara susami
Pak manxuranë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pastroni preshat dhe prijini në feta me trashësi 2 cm. Shtojini në ujë valë për 10 minuta.
Në një tenxhere ose tigan shtoni pak vaj ulliri dhe piqni farat e susamit derisa të marrin ngjyrë të artë, shtoni preshat dhe kavardisini për disa minuta.
Rrihni vezët me kripë e piper, shtojini tek preshat, hiqini nga zjarri dhe përziejini. Aromatizojeni pjatën me manxuranë.