Përbërësit:
• 400 g karota
• 1 qepë
• 2 thelpinj hudhër
• 50 g gjalpë
• kripë, piper
• 10 g lakër kale
• vaj ulliri
Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Pasi i qërojmë karotat dhe qepët, i presim hollë dhe i hedhim në një tenxhere me pak gjalpë dhe hudhër. I tiganisim për rreth 10 minuta dhe shtojmë ujë (ose lëng perimesh), derisa karotat të mbulohen plotësisht. Më pas, i lëmë të ziejnë në zjarr të mesëm për rreth 30 minuta. Pasi të kenë zier, hedhim pak kripë, piper dhe e kalojmë sasinë në blender.
Për ta bërë kërce lakrën kale është shumë e thjeshtë. Si fillim i marinojmë gjethet e saj me vaj, kripë dhe piper. Pasi shtrojmë në tavë letër furre, vendosim gjethet dhe i pjekim për 5 minuta.