Përbërësit:
1 thelpi hudhër
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
2 lugë gjelle vaj ulliri e.v
Kripë
10 gjethe borziloku
Përgatitja:
Pastroni specat, pritini përgjysmë, hiquni farat dhe më pas pritini në shirita e më tej në kuadrate.
Në një tigan, ngrohni vajin e ullirit, shtoni hudhrën dhe kur kjo e fundit të jetë skuqur, shtoni cpecat. Kalojini në zjarr të lartë për 4 minuta, më pas uleni zjarrin, shtoni pak kripë, 5 gjethe borzilok, vendosini tiganit kapakun dhe lërini të gatuhen edhe pak duke i përzier herë pas here me lugë druri.
Në fund, hiqni hudhrën, ngriheni dhe njëherë nxehtësinë duke i lënë edhe për disa minuta derisa specat të thithin plotësisht lagështinë e tyre. Servirini të ngrohta, të shoqëruar me borzilok të freskët.