PËRBËRËSIT:
250 g kadaif, 100 g gjalpë, 100 g arra, 500 ml qumësht
1 vanilje, 200 g sheqer dhe 100 g qumësht i kondesuar.
PËRGATITJA:
Hapeni kadaifin edhe mblidheni role pasi ti keni vendosur arrat. I vendosni në tavë dhe shtoni gjalpin e tretur. Pjekja 1 orë me 160 gradë derisa të thahet plotësisht e të marri ngjyrë.E lini të ftohet plotësisht. Nxehni qumështin, shtoni vaniljen dhe sheqerin derisa të tretet. Pasi ftohet pak e hidhni mbi kadaif dhe lëreni ta thithi të gjithën. Më pas shtoni qumështin e kondesuar dhe e shijoni të ftohtë.