Jeni lodhur duke u marrë me pazaret dhe pastrimet e të dielës dhe përtoni të gatuani? Mos u shqetësoni, kemi një zgjidhje për ju. Një recetë sa e shijshme, aq edhe e thjeshtë për t'u përgatitur: djathë Feta në furrë.
Përbërësit:
200-250 g djathë Feta (nëse nuk keni përdorni djathë deleje pasi shkrihet shpejt), domate, limon, ullinj, kripë, vaj ulliri, rigon dhe⠀ borzilok të freskët sipas dësh irës.
Përgatitja:
Parangrohim sobën në 250 gradë . Në një tavë vendosim djathin pa e prerë dhe shtojmë domatet, e prera katërsh për së gjati. Presim njëlloj limonët dhe i vendosim në tavë. Shtojmë ullinjtë, pak kripë, rigon ose degë borziloku dhe vaj ulliri sipër. Më pas vendoseni në furrë dhe piqeni aq sa e shihni që djathi ka shkrirë dhe domatet janë rreshkur pak. Ju bëftë mirë!