PËRBËRËSIT:
• 8 speca mishtakë,
• 100 gr mazë,
• 1/2 dc vaj,
• 200 gr djathë,
• 6 kokrra vezë,
• pak qumësht, kripë.
Specat pastrohen, priten në rrathë. Në tigan më të madh tefloni, shkrihet maza me vaj, lëshohen specat, shtohen 2 lugë qumësht dhe fërgohen specat, duke i përzier kohë pas kohe gjersa të zbuten pak.
Shtohen vezët e tundura me djathë të troshitur, fërgohen edhe pak dhe shërbehen të nxehta me pogaçe.