PËRBËRËSIT:
• 800 gr. mish qengji, •1 pëlhurë qengji e përvëluar dhe e prerë në katrorë, • moraçë, • rozmarinë, • 4 patate, • 2 dcl verë, • vaj, kripë, piper. Mishi pritet në copa të holla racioni.
Filetat e qengjit kriporen, piperoren, u hidhen erëzat dhe mbështillen me pëlhurë qengji. Fërgohen në vaj të nxehtë nga të gjitha anët gjersa të skuqen.
Në ndërkohë patatet pastrohen, priten në rrathë dhe zihen 15-20 minuta në ujë të njelmët. Patatet e ziera fërgohen në yndyrë të nxehtë, gjersa të fillojnë të skuqen. Në pjatë ku do të shërbehen, vendosen filetat e shoqëruara me patate dhe të zbukuruara me moraçë. Shërbehet verë e zezë.