Përbërësit :
1 kg kërpudha të freskëta
2 qepë mesatare të grira hollë
3 thepinjë hudhët e grirë
1 lugë gjelle trumzë e freskët
429 gr fasule të ziera
900 ml lëng perimesh ose mishi
1 lugë gjelle uthull
Kripë
Piper
Majdanoz
Përgatitja :
Si fillim për këtë recetë zgjidhni kërpudha të freskëta që mund t’i gjeni në çdo supërmaket.
Më pas pastrojini ato nga bishti dhe lëkura e sipërme me duar dhe pritini në feta të holla.
Në një tigan të lyer me vaj hidhni kërpudhat e qëruara për tu skuqur deri në 4 minuta.
Vazhdoni edhe disa minuta duke i përzier derisa të shterojë i gjithë lëngu që kërpudhat lëshojnë rreth 15 minuta të tjera.
Më pas hiqini nga tigani dhe lini mënjanë disa kërpudha rreth 3 lugë gjelle për t’i hedhur tek supa më vonë.
Pjesën tjetër të tyre lërini tek tigani dhe shtoniaty pjesën e mbetur të vajit, qepën e grirë hollë, hudhrat e grira, trumzën dhe lërini të skuqen për 5 minuta.
Në fund shtoni fasulet dhe lëngun e perimeve dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejnë për 6 minuta të tjera.
Hiqeni tiganin nga zjarri dhe të gjithë supën kalojeni në një mikser dhe përzieni me shpëjtësi.
Kështu do të formohet kremi i supës tuaj, përzieni derisa përbërësit të jenë grirë plotësisht e më pas hidhni pak uthull, kripë dhe pipër sipas dëshirës.
Shërbejeni në pjata duke shtuar kërpudhat që latë mënjanë më parë dhe pak majdanoz të grirë.