Përbërësit:
200 g pasta penne, 1 spec djegës, 1 hudhër, 4 domate të thata, 300 g tul domate, borzilok, sheqer, galetë, hudhër e thatë, trumzeë, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Përgatitja:
Vendosim një tigan me pak vaj ulliri dhe kaurdisim hudhrën e shtypur dhe specin djegës, shtojmë domatet e grira të thatat dhe të freskëtat, shtojmë kripë, piper dhe pak sheqer. Shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave dhe më pas makaronat e ziera sipas udhëzimeve në paketim. Shtojmë brozilok dhe ndërsa ato marrin shijen e domateve dhe borzilokun në tigan kaurdisim pak galetë me hudhër të thatë dhe trumzë, ia hedhim sipër makaronave kur t’i shërbejmë në pjatë me borzilok dhe vaj ulliri të freskët.