PËRBËRËSIT:
1/2 kg. keks ”petit beurre”,
1/4 l. qumësht 2 lugë s. sheqer,
2 lugë s. neskafe e zier,
1/2 l. ajkë e ëmbël,
1 bri çokollatë.
Keksat zbuten pak në kafe të vakët dhe rradhiten 4x3 keksa në një shtresë. Keksat e zbutur lyhen me ajkë të tundur dhe të sheqerosur sipas dëshirës.
Njëlloj veprohet edhe me tri shtresat e tjera. Torta lyhet mbi dhe anash me ajkë. Mbi i hidhet çokollatë në rende. Pasi të ftohet mirë pritet në katrorë.