PËRBËRËSIT:
4 finokë, 100 g gjalpë, kripë, piper, 100 g djathë, 50 g galetë, kopër, 50 g miell, dhe 500 ml qumësht arrë moskat
PËRGATITJA:
Presim finokët në 4 pjesë dhe i skuqim në tigan me gjalpë me kripë dhe piper , i vendosim në tavë bashkë me djathin në copa. Në tenxhere bëjmë beshamelin, skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht dhe e aromatizojmë me arrë myshk, kripë dhe piper. E shtojmë mbi finok, gjithashtu shtojmë galetën dhe e vendosim tavën në furrë të piqet për 30 minuta me 180 gradë.