PËRBËRËSIT:
400 g miell misri, 250 ml ujë, Kripë, 4- 5 presh, 1 gotë qumësht, 2 vezë dh thërrime djathi.
PËRGATITJA:
Preshin e ziej me qumështin, pasi ftohet i hedh vezët e rrahura edhe djathin e thërrmuar. Shtroj 2/3 e brumit në tavë të lyer me vaj, shtroj mbushjen dhe pjesën tjetër të brumit. E shtyp pak me duart e lagura me ujë, vaj dhe direkt në furrë të parangrohur me 180 gradë për 50 minuta. Shija fantastike, dhe nëse e shoqëroni me pak kos akoma më e mirë.