Të hash jashtë ndonjëherë kthehet në një sfidë të vërtetë për disa arsye të thjeshta.
Më poshtë keni 4 strategji të thjeshta që ju ndihmojnë në këtë drejtim.
1-Lexoni me vëmendje menunë
Kushtojini rëndësinë e duhur menusë, produkteve, përbërësve dhe çmimeve përkatëse. Në këtë mënyrë do të bëni më pak zgjedhje emocionale.
2-Zgjidhni proteina
Zgjidhni pjata ku si kryefjalë kanë proteinat, pasi ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.
3-Porosit i pari në tavolinë
Kjo vlen sepse kështu nuk do të influencohesh nga zgjedhjet e të tjerëve. Të gjithë e dimë sa e lehtë është të tundohesh.
4-Ha aq sa duhet
Mos u ço nga tavolina i uritur. Kjo do të bëjë që ta kesh mendjen tek ushqimi dhe tek ajo që do të hash sapo të dalësh nga restoranti.
Mos u ço as i mbingopur. Kjo jo vetëm do të të bëjë të ndihesh jo komod, por edhe do të të shkaktojë neveri për ushqimin që hëngre