Të preferuara për moshën: 8 muaj e tutje (për disa ushqime është cekur mosha e preferuar mbi 1 vjet)
Nëse keni dëshirë por nuk keni shumë kohë të pregaditni dicka të shëndetshme për ushqimet e para të fëmiut, janë disa ushqime të cilat mund të pregaditen lehtë dhe shpejtë dhe të cilat mund të shtypen me pirun në formë të piresë.
Pemët janë ndër ushqimet me vlera të mira ushqyese si ushqime të para të fëmiut. Ja një numër i pemëve të cilat mund të shtypen lehtë në formë të piresë dhe janë të përshtatshme si ushqime të para (përvec atyre të cilat janë të cekura për mbi moshen 1 vjeçare)
banane
pjepën
fiq të freskët (pjesa e brendshme)
pjeshka (të qeruara)
mango
kumbulla
molla (të ziera)
borovnicë (të përgjysmuera parase të shtypen)
dredhza (prej moshës 1 vjeçare e tutje)
kivi (prej moshës 1 vjeçare të përziera me pemë tjera)
papaja (anglisht: papaya)
kajsija të freskëta
Perimet gjithashtu mund t’i ipen fëmiut si ushqime të para. Sigurohuni paraprakisht që lëkura dhe farat të hiçen parase të servohen. Ja disa ideja se si mund të servohen një numër i perimeve në mënyrë të shpejtë:
patate e ziera
patate të ëmbla
bizele të ziera në avull
kungullesha të ziera në avull
avokado
karrota të ziera
kungull
oriz
makarona
pulë (e pregaditur mirë paraprakisht)
Të gjitha këto ushqime mund të kombinohen dhe të ruhen në mënyrë duhur ne frigorifer apo friz (nëse planifikohen të mbahen kohë më të gjatë).