Edhe nëse nuk mund të blini ushqime organike, mund të konsumoni edhe ushqime "jo-organike", të cilat janë më të shëndetshme.
1. QEPA NGJYRË VJOLLCË
Më pak se 1% e këtyre perimeve mund të përmbajnë pesticide, gjë që është dëshmuar edhe nga studimet. Meqë insektet e ndryshme nuk preferojnë qepët ngjyrë vjollcë, ato edhe nuk kanë nevojë që të spërkaten me insekticidë.
2. ANANASI
Lëvorja e trashë e ananasit, e cila nuk hahet, është mbrojtëse e pjesës së brendshme nga helmet dhe pesticidet. Kështu, pjesa e brendshme, ajo që hahet, kryesisht është e sigurt për t'u ngrënë.
3. AVOKADOJA
Ngjashëm me ananasin, edhe këtu lëvorja e trashë e mbron pjesën e brendshme nga ndotja.
4. LAKRA NGJYRË VJOLLCË
Kjo lakër nuk kërkon kujdes të veçantë gjatë rritjes, nuk ka nevojë që të spërkatet, prandaj edhe është e sigurt që të hahet.
5. BIZELET
Falë mbështjellësit të tyre, bishtajës, bizelet janë të sigurta dhe të shëndetshme.
6. SHPARGUJT
Sikur edhe në rastin e qepës ngjyrë vjollcë, as shpargujt nuk preferohen nga insektet, prandaj as që ka nevojë të spërkaten me insekticidë. D.m.th. mund t'i hani pa vesvese.
7. PATËLLXHANI
Ende nuk dihet me siguri pse patëllxhani, marrë në përgjithësi, i shpëton ndotjes dhe kontaminimit, por mendohet se këtu rëndësi ka lëvorja e tij e dendur dhe e lëmuar. Sido që të jetë, hajeni pa frikë këtë perime.
8. KIVI
Lëvorja me lesh e kivit i mbron ata nga ndotja dhe pesticidet. Por, para se t'i konsumoni, lani ata.