Kjo është një ato receta kur sajon me çfarë ke, sepse të vjen keq të hedhësh poshtë një banane që e kanë harruar aty te koshi i frutave edhe asnjë nuk i afrohet, sepse duket si e kalbur.
Masa fikse nuk kam se nuk i peshova, por me sy janë këto:
Shtypeni bananen mirë me pirun, shtoni 2 vezë dhe lëngun e 2 portokalleve të shtrydhura. Shtoni 100 ml vaj dhe gjalpë të tretur bashkë edhe në fund 250 g miell me fryrës.
Unë i shtova edhe ca copa çokollate, direkt në furrë të parangrohur me 180 gradë për 20-25 minuta.