PËRBËRËSIT:
1,5 kg patate, 1 qepë e madhe ose 2 të vogla, 200 g pancetë, 2 vezë, majdanoz, piper, bukë e thekur (njohur ndryshe edhe si peksimadhe ose galetë).
PËRGATITJA:
Ziejmë patatet dhe i shtypim kur janë ende të ngrohta.
Njëkohësisht kaurdisni pancetën dhe qepën sa të bëhen krokante, veç e veç ose bashkë dhe i shtoni te patatet. Gjithashtu shtoni pak majdanoz, piper të zi, 2 lugë peksimadhe dhe vezët e rrahura. Formoni brumin dhe jepuni formë sipas dëshirës. Më pas kalojini në galetë dhe skuqini në vaj të nxehtë ose vendosini në tavë me letër furre. Piqini me 250 gradë për 25- 30 minuta.