Po ju si e keni marrëdhënien me thjerrëzat? Neve në Living na kishin tepruar ca nga blerjet e dimrit dhe i gatuam sot.
PËRBËRËSIT: 1 qepë, 1 hudhër e njomë, 1 degë selino, 1 karotë, 1 salsiçe e freskët, 4 patate të vogla, 3-4 degë trumzë, thjerëza, ujë, kripë, salcë speci dhe vaj uliri.
PËRGATITJA: Në tenxhere kaurdisni me radhë, qepën, hudhrat, selinonë, karotën e më pas shtoni salsiçen e copëtuar. Shtoni patatet, thjerrëzat, ujin si dhe 1 degë trumze dhe i zieni për 30 minuta.
Në fund shtoni kripë dhe pak salcë speci. Ju bëftë mirë!