Mbledhja inauguruese e salmonit të modifikuar gjenetikisht filloi këtë javë pasi pandemia vonoi shitjen e parë të që pastrohej për konsum njerëzor në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët e kompanisë.
Disa tonë salmon, të modifikuar gjenetikisht nga kompania biotekologjike “AquaBounty Technologies Inc”, tani do të shërbehen në restorant – ku nuk kërkohet etiketimi si i prodhuar gjenetikisht, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Sylvia Wulf, raporton AP new.
Deri më tani, konsumatori i vetëm që ka njoftuar se po shet salmonin është “Samuels and Son Seafood”, një distributor i prodhimeve të detit me bazë në Filadelfia.
“AquaBounty” ka rritur salmonin e saj me rritje më të shpejtë në një fermë të mbyllur të akuakulturës në Albany, Indiana.
Peshqit janë modifikuar gjenetikisht për t’u rritur dy herë më shpejt se salmoni i egër, duke arritur madhësinë e tregut – tetë deri në 12 funta (3.6 deri në 5.4 kilogramë) – në 18 muaj sesa 36.