Kjo është nga ato nepse që kur i shikon nuk të zë shpirti rehat, pa e provuar.
PËRBËRËSIT:
300 g mascarpone, 100 g gjalpë fëstëku (stikash), 100 g sheqer, 100 g biskota Savoiardi dhe kafe.
PËRGATITJA:
Nisni punën me kafen dhe lëreni të ftohet plotësisht. Rrihni mascarponen me sheqerin edhe gjalpin e fëstëkut derisa të bëhet një masë. Zhysni biskotat në kafe dhe filloni kompozimin sipas dëshirës, pak krem, biskota dhe krem.