Sot bëra këto qoftet e mira me pure patatesh për drekë e dolën të lëpish gishtat. Tek brumi i qofteve shtova dhe pak mustardë dhe i dha shije shumë të mirë. Pra mish të grirë, majdanoz, kopër, nenexhik të njomë, vezë, bukë të zbutur në qumësht, qepë të grirë në rende, kripë e rigon.
Që mos na bëhen qoftet shumë të ngjeshura nuk duhet ta punojmë shumë brumin e tyre pra sa ti përziejmë e më pas i marinojmë për rreth 2 orë ose si unë që i bëra mbrëmë e i vendosa në frigorifer.
I bëra topa rrumbullake dhe i poqa në furrë pak minuta.
Në një tigan skuqa 2 kokrra qepë të prera në rrethore. I shova me pak verë të bardhë dhe pastaj i hodha pak lëng mishi. Shtova qoftet dhe i futa në furrë duke i mbuluar me djathë që shkrin gjatë pjekies.
Përgatita purenë e patates si zakonisht dhe lart i vura qoftet në salcën e tyre. Shkojnë në maksimum bashkë me njëra-tjetrën.