Përbërësit për dy persona:
200g makarona
1 domate zemër kau
100gr peshk ton
1 mozzarella
1 lugë kaperi
2 lugë ullinj pa bërthama
Vaj ulliri
Rigon, borzilok dhe mente sipas dëshirës.
Përgatitja:
Si fillim përgatisimin domaten, e presim imët dhe e vendosim në një enë të thellë, shtojmë kripë, rigon dhe vaj (nëse preferoni dhe një thelpi hudhër të shtypur). E mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifee për rreth gjysmë ore. Ndërkohë vendosim makaronat të zihen. Pasi janë zier i kullojmë dhe i vendosim te ena ku kemi vendosur domatet. Shtojmë peshkun ton, mozzarën të prerë në kubik, ullinjtë, kaperit dhe borzilokun. Rregullojmë vaj e kripë dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!