PËRBËRËSIT: gjoks pule, 2 thelpinj hudhër, miell, miks erëzash( piper të zi, spec i kuq, fara speci, djegës, rigon, hudhër pluhur), vaj ulliri, limon, lëng pule, kripë, gjalpë dhe kërpudha.
PËRGATITJA: E kalojmë gjoksin e pulës në miell dhe e skuqim sa të marë ngjyrë të artë. Largojmë mishin dhe shtojmë në tigan vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle miell, hudhrat e shtypura dhe erëzat.
Nuk e lëmë miellin të ndryshojë ngjyrë, por i shtojmë lëngun e pulës, pak lëng limoni dhe i përziejmë mirë dhe e bashkojmë me mishin. rikthejmë mishin në tavë dhe e vendosim në furrë që të marë ngjyrë.
Kërpudhat thjesht i pjekim në tigan me hudhra të copëtuara, trumzë dhe gjalpë.