Receta është e thjeshtë. Kalorike sigurisht, por nëse ju shkon mendja mund ta provoni për qejf.
Përbërësit për 6 tasa:
1 litër qumësht
6 lugë gjelle sheqer (më shumë ose më pak sipas shijes)
6 kokrra vezë
1 vanilje
Për karamelin:
3 lugë gjelle sheqer
Pak ujë
2-3 pika lëng limoni
Përgatitja:
Hedhim në një tigan të vogël 3-4 lugë gjelle sheqer, pak ujë dhe 2 pika lëng limoni. I karamelizojmë deri sa të marrin ngjyrë të kuqeremtë. Masën e hedhim nga pak nëpër tasa. Rrahim vezët me sheqerin sa të shkrijë sheqeri. Shtojmë vaniljen. Në këtë masë shtojmë qumështin gradualisht dhe e trazojmë vazhdimisht. Masën e ndajmë nëpër tasa ku më parë kemi hedhur karamelin I vendosim në një tavë ku më parë kemi hedhur ujë të vakët. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45 minuta. Sa pjesa e sipërme të formojë një membarnë me ngjyrë të artë. I lëmë të ftohen dhe i kthejmë në pjatë për t'i shërbyer.