Ja pse fiqtë nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj:
Burim i mirë vitaminash dhe mineralesh
Përmbajnë kalcium, hekur, potasium, manganez dhe vitamina A, B1, B2, B6, K etj.
Përmirësojnë sistemin tretës
Parandalojnë konstipacionin dhe eliminojnë diarrenë, përmbajnë sasi të lartë fibrash (5 gram në 3 kokrra fiq).
Ndihmojnë në rënien në peshë
Konsumi i tyre krijon ndjesinë e ngopjes.
Ulin nivelin e kolesterolit
Përmbajnë pektinë (fibër me efekt laksativ) / eliminon sasinë e tepërt të kolesterolit dhe ul nivelin e triglicerideve në gjak.
Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Të pasur me omega 3, omega 6, fenol, reduktojnë rrezikun e sëmundjeve koronare.
Parandalojnë hipertensionin
Të pasur me potasium dhe të varfër në sodium.
Forcojnë kockat
Përmbajnë kalcium, ulin riskun e prekjes nga osteoporoza.
Eliminojnë rrudhat
Të pasur me antioksidantë, luftojnë radikalet e lira.
P.S. Konsumoni në mënyrë të moderuar pasi fiqtë përmbajnë sasi të lartë fruktoze.