Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare.
Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet. Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave.
Përbërësit
1 gotë me miell gruri
½ gotë me sheqer
1 gotë me miell misri për ëmbëlsira
4 vezë
1 gotë vaj
1 pako pluhur pjekës (e gjeni në markete)
200 gr kos
2 vanilje
2 lugë mjaltë
lekurë portokalli
Përgatitja e sherbetit
2 gota ujë
2 gota sheqer
1 gotë uji me lëng portokalli
(I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet)
Përgatitja e revanisë
Në një tas të madh të bollshëm rrahim vezët.
Më pas shtojmë sheqerin dhe mjaltin dhe vijojmë rrahjen edhe për 5 minuta.
Në vijim, shtojmë vajin, kosin, si dhe lëkurën e portokallit.
Në një tas tjetër, hedhim miellin e misrit për ëmbëlsira dhe atë të grurit, hedhim gjithashtu edhe pluhurin pjekës dhe vaniljen.
I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i shtojmë tek masa e vezëve.
I rrahim për 2-3 minuta të gjitha bashkë dhe e hedhim të gjithë masën në tepsi.
Ëmbëlsirën e fusim në pjekje në furrë, në temperaturën 170 gradë.
E lëmë të piqet për 35 minuta derisa merr në sipërfaqe ngjyrë të kuqërremtë.
Sapo e nxjerrim nga furra, i hedhim sherbetin e vakët.
Në mënyrë që të përthithë të gjithë masën e sherbetit sa më mirë e shërbejmë tre orë pasi i kemi hedhur sherbetin.
Për Përgatitjen e Sherbetin
Shtoni, ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin, përjzeheni dhe lëreni të marrë valë derisa masa të trashet pak në formën e shurupit.