Në disa receta të ndryshme duhet të përdorim vetëm të verdhat e vezëve. Dhe na ndodh që shpesh të bardhat t’i hedhim, por është një gabim: ato mund t’i rrahim në mikser duke i bërë marengë e më pas t’i përdorim në pjata të kripura e të ëmbla, ose për të bërë meringa e torta.
Por si ti ruajmë ato? Si fillim duhet t’i vendosni në kavanozë qelqi: Në frigorifer mund të qëndrojnë për 2-3 ditë, kurse në ngrirje deri në 3 muaj. Nëse i integroni në akull dhe i ruani në ngrirje, mund t’i përdorni deri në një vit.
Po ku t’i përdorni ato?
Receta të kripura: kremra të kripur, sformatini, vezë të pjekura me perime
Receta të ëmbla: buding, mousse, sufle, meringa, biskota