Kjo recetë u përgatit nga Nila Iljazi
Në qoftë se nuk e keni bërë drekën, jeni ende në kohë për të bërë një tavë të tillë me speca jeshile, djathë dhie dhe domate.
Përbërësit: ▪︎speca jeshile ▪︎djathë dhie ▪︎domate të pjekura mirë ▪︎hudhra
▪︎piper i zi ▪︎vaj ulliri dhe ▪︎borzilok.
Përgatitja: Në fillim presim lehtë për së gjati specat, ju shtojmë pak vaj ulliri, kripë dhe i vendosim në furrë sa të zbuten pak. Ndërkohë pastojmë domatet nga lëkura dhe farat dhe i presim në copa, aromatizojmë në një tigan vaj ulliri me hudhrat dhe më pas shtojmë domatet, piper të zi dhe i gatuajmë pak fare ( jo të treten domatet ). Pastrojmë specat nga farat, i mbushim në fillim me djathin e thërrmuar, shtojmë domatet dhe pak vaj ulliri. I pjekim në furrë rreth 15 min . Në fund ju shtojmë borzilok, kjo është me dëshirë. Ju bëftë mirë!