PËRBËRËSIT:
200 g miell, 100 g sheqer, 100 g gjalpë i butë, 1 vezë, 1 lugë çaji fryrës me vanilje, pjeshkë dhe manaferra.
PËRGATITJA:
Formoni brumin me të gjithë përbërësit, e lini të pushojë në frigorifer për 30 minuta. E shtroni në tavë dhe e shponi me pirun, unë i thërmova ca biskota meqë frutat ishin të ngrira, por nuk kishte nevojë. Vendosim frutat, shtojmë pak sheqer edhe copa gjalpi sipër.
E pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta derisa të marri ngjyrë. E shijoni me akullore.