PËRBËRËSIT:
600 g miell, 400-450 ml ujë, 1 lugë çaji kripë, 2-3 lugë gjelle gjizë pa kripë, 4-5 patate, kripë, piper i zi, spec djegës sipas dëshirës dhe 1-2 qepë mesatare, gjalpë dhe vaj ulliri.
PËRGATITJA
Zëmë brumin e byrekut dhe e lëmë të pushojë për 10-15 min. Ziejmë patatet dhe i shtypim me një lugë, nuk është nevojë t'i pure. Ndërkohë në një tigan skuqim qepën derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrën e bukur të argjendtë. Bashkojmë patatet me qepët, gjizën dhe i rregullojmë me kripë, piper dhe pak spec djegës. Hapim petët. Fillojmë më përgatitjen e brumit. Pasi e ndajmë në kuleçë të vegjël, i hapim sa pëllëmba e dorës. Më pas i lyejmë me vaj sipër njëri-tjetrit duke i ndarë në 2 grupe. Hapim petën e madhe. Unë e hap me dorë, por mund ta hapni edhe me okllai. Për këtë lloj byreku duhen 7 peta lart dhe 7 poshtë. I vendosim në tavë. Hedhim gjellën. Sipër unë i hodha pak gjalpë me ajkë të shkrirë, por mund ta lyeni edhe vetëm me gjalpë ose vaj ulliri. Piqeni në furrë për 25-35 minuta, në temperaturë 230 gradë.