PËRBËRËSIT:
• 1 kg salmon, • 2 lugë gjalpë ose margarinë, • 1 limon, pak kripë, majdanoz, • disa kokrra ulliri, vaj, • 2-3 thelpinj hudhre, • sallatë të përzier turshi. Filetat e peshkut ndahen në 2 centimetra trashësi dhe palosen në 4 folie alumini të lyera me yndyrë.
Spërkaten me lëng limoni, piper dhe kriposen, kurse mbi u hidhet sallata. Folia mbyllet mirë.
Piqen në furrë ose skarë për 45 minuta. Shërbehen duke i zbukuruar me ullinj dhe majdanoz të grirë hollë.