Thjerrëzat nuk janë kurrë monotone dhe në familjen time përpiqem t'i konsumojmë pothuajse çdo javë.
Një ndër recetat më të përsosura për të fshehur thjerrëzat nëse dikush nuk i preferon.
Mund të shoqërohen me salcën e makaronave ose me domate të aromatizuar me rigon e rozmarinë.
Të kalojmë te receta të cilën do ta gjeni pak më vonë edhe në story
Përbërësit:
1 gotë me thjerrëza (200 gr)
1 tufë majdanoz
1 vezë
1 lugë gjelle djathë parmesan
1 lugë salcë domate
1 qepë e prerë imët
3-4 thelpinj hudhër të prerë imët
2 lugë gjelle thërime buke (galetë), ose më tepër nëse masa bëhet e lëngshme.
Rigon
Piper
Rozmarinë
Kripë
Vaj ulliri
Erëza të tjera sipas shijes(opsionale)
Pregatitja
1. Ziejmë thjerrëzat (1 masë thjerrëza --- 3 masa ujë)
2. Qepën dhe hudhrën e kaurdisim me pak vaj ulliri. Sa të zbuten.
3. Në një blender hedhim gjithë përbërësit së bashku, përveç thërimeve të bukës, të cilat i shtojmë në fund për të rregulluar konsistencën.
4. Formojmë topthat dhe i vendosim në një tavë për pjekie.
5. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë për 25 minuta