Si të përgatisni bobollaqe

Ushqime

Si të përgatisni bobollaqe

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Bobollaqet, të quajtura shpeshherë edhe bobodhaqe, janë qofte të rreme se kanë formën e qofteve, por nuk janë të tilla. Sipas traditës gjirokastrite, bobollaqet konsumoheshin për gëzimet familjare dhe kryesisht në mbarim të dasmës për të shuar etjen e pijes së dasmorëve, por ju mund t'i gatuani në çdo kohë.

Përbërësit: 2 vezë, miell, kripë, dhjozëm e thatë (nenexhik), kos dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Fillimisht rahim vezët me pirun dhe shtojmë pak kripë e dhjozëm. Më pas shtojmë miellin pjesë-pjesë aq sa shihni që formohet një brumë si i byrekut. Vendosim në zjarr mesatar tiganin dhe shtojmë vajin. Pasi është nxehur mirë, skuqim topthat e vegjël të formuar nga brumi.

Topthat bëjini sa një arrë pasi ato kur skuqen fryhen dhe marrin ngjyrë të artë. Nëse i doni të zbutur në kos i vendosni të nxehta, nëse i doni kërce prisni sa të ftohen pak. Bobodhaqet pasi janë skuqur i vendosim në kos duke shtuar sipër vaj ulliri. Nëse dëshironi tek brumi mund të shtoni edhe djathë të bardhë. JU BËFTË MIRË!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat