Përbërësit për tavë me diametër 28/30cm: 350 g miell 150 ml qumësht 60 g gjalpë i butë si krem (nxirreni disa orë më parë nga frigoriferi) 1 lugë e vogël kripë 1 lugë e vogël sheqer 12 g maja birre e freskët (½ kubit) + 3 lugë ujë të vakët për t’u tretur.
Për mbushjen: 150g djathë Gorgonzola ose djathë tjetër që shkrin nga nxehtësia 5-6 fiq të pjekur një grusht arra të qëruara pak rozmarinë e
freskët 2-3 lugë mjaltë (unë i vë 3 lugë plot se më pëlqen kontrasti i mjaltit me Gorgonzola-n).
Përgatitja: Ndezim furrën në 180°C. Në një tas hedhim majanë në thërrime,
me ujin dhe sheqerin, i përziejmë sa të tretet majaja. Shtojmë më pas qumështin, miellin, gjalpin dhe kripën. I përziejmë me lugë druri dhe më pas me dorë, në tavolinë, me pak miell derisa të përftojmë një brumë të butë që nuk ngjit. Hapim brumin me petës e pak miell, e vëmë në tavë të lyer më parë me pak vaj, shpërndajmë djathin, fiqtë, pak rozmarinë, arrat dhe i spërkasim me mjaltë.
E vëmë të piqet në furrë derisa të shohim që brumi ka marrë ngjyrë si lart edhe poshtë.